Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërcënon sërish Jugun


Kore e Veriut - foto ilustruese

Kore e Veriut - foto ilustruese

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të pushtojë zyrën presidenciale të Koresë së Jugut, pasi kjo e fundit ka nisur stërvitjet për të shënuar trevjetorin e bombardimeve të ishullit Jonpjong nga Veriu.

Katër persona kanë humbur jetën në këtë sulm, të cilin Phenjani e ka kryer në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të Koresë së Jugut në ujëra të kontestuar.

Ai ka qenë incidenti më serioz kufitar në Gadishullin Korean, qysh nga lufta e dy Koreve.

Phenjani ka thënë sot se pallati presidencial do të shndërrohet në “det të zjarrit”.
XS
SM
MD
LG