Ndërlidhjet

Rasti Bytyçi: Prokuroria serbe thotë se ka prova të reja


Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.
Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.
Prokuroria për krime lufte në Serbi thotë se gjatë hetimeve të reja, ka ardhur në të dhëna për persona që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës, ndërsa trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello.

“Në procedurat paraprake hetimore kemi ardhur në të dhëna të reja, por në këtë moment nuk mund të them se për sa persona bëhet fjalë dhe as të zbuloj emrat e tyre. Të gjithë ata, për të cilët të dhënat na tregojnë se kanë qenë direkt të përfshirë në vrasje, kanë qenë ose janë pjesëtarë të MUP-it”, ka thënë prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, për beogradasen “Blic”.

Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar.
XS
SM
MD
LG