Ndërlidhjet

Indeksi Dow Jones shënon rritje rekorde


Ilustrim
Ilustrim
Indeksi Dow Jones, një indikator kyç i tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur të enjten për herë të parë me mbi 16,000 pikë.

Ai ka shënuar rritje për afro 110 pikë, pasi një raport i Departamentit të Punës ka bërë të ditur se aplikacionet për beneficione nga papunësia kanë rënë javën e kaluar në nivelin më të ulët qysh në muajin shtator.

Indeksi Dow Jones është rritur për 22 për qind qysh në fillim të vitit dhe pritet të tregojë fitimet më të mira vjetore qysh në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG