Ndërlidhjet

Kina teston aeroplanin e parë pa pilot


Ilustrim

Ilustrim

Kina ka testuar për herë të parë aeroplanin pa pilot.

Mediat shtetërore thonë se fluturimi ka ndodhur në qytetin jugperëndimor Çengdu dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

Sipas tyre, ky “fluturim i suksesshëm” është dëshmi se “Kina ka ngushtuar pabarazinë në fuqinë ajrore me vendet perëndimore”.

Shteti komunist ka katër vjet që bën përpjekje të përmirësojë teknologjinë e vet ushtarake.

Ai mban vendin e dytë në botë sa u përket shpenzimeve aktuale për mbrojtje.
XS
SM
MD
LG