Ndërlidhjet

SHBA do marrëveshje me Afganistanin para fundit të vitit


Uashington
Uashington
Shtëpia e Bardhë ka thënë se do që marrëveshja e sigurisë me Afganistanin të miratohet para fundit të këtij viti.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se veprimi i menjëhershëm është i rëndësishëm për planifikimin e Shteteve të Bashkuara.

Komentet e tij janë bërë disa orë pasi presidenti afgan, Hamid Karzai, i është drejtuar Kuvendit të Madh të Fiseve në Kabul, duke thënë se marrëveshja nuk duhet të miratohet deri pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të parapara për në prill të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja e sigurisë u hap rrugën Shteteve të Bashkuara që të mbajnë mijëra trupa në Afganistan, pas përfundimit zyrtar të luftës, në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG