Ndërlidhjet

Vulin anulon vizitën në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, është dashur që sot të nisë vizitën treditore në Kosovë, por ajo është anuluar, raportojnë mediat serbe.

Duke u thirrur në njoftimin e Zyrës së Vulinit, burimet e njëjta thonë se ai nuk bën të ditura arsyet e anulimit.

Vetë Vulin, së fundmi, ka thënë se autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar vizitat në Kosovë.

Më herët është njoftuar se ai do të qëndronte në Shtërpcë, Zveçan dhe Manastir të Deçanit.
XS
SM
MD
LG