Ndërlidhjet

Në Bruksel u mbajt takimi i radhës për IBM-in


Bruksel
Bruksel
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka qëndruar dje në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e radhës për zbatimin e Marrëveshjes së Menaxhimit të integruar të kufirit (IBM-it).

Në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik të Qeverisë së Kosovës thuhet se të dyja palët kanë vlerësuar pozitivisht rrjedhat e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, duke potencuar se tashmë janë vendosur standarde evropiane në bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet e menaxhimit të integruar të kufirit ndërshtetëror, ndërkohë që po punohet për të avancuar këtë bashkëpunime dhe më tej.

Në drejtim të avancimeve, pala e BE-së ka konfirmuar se më 25 nëntor, 2013, do të fillojë zbatimi i sistemit evropian të këmbimit elektronik të të dhënave për mallrat me akcizë mes autoriteteve doganore të Kosovës dhe Serbisë, që ka për synim rritjen e kontrollit doganor dhe pengimin e dukurive negative.
XS
SM
MD
LG