Ndërlidhjet

Negociatat me Serbinë “varen nga përparimi i saj”


Beograd
Beograd
Shefi i delegacionit evropian në Serbi, Michael Devenport, ka thënë se platforma serbe dhe ajo e Bashkimit Evropian për bisedimet e anëtarësimit nuk do të jenë dokumente publike.

Ai ka thënë se “me siguri” se do të arrihet deri te bisedimet me Serbinë, nëse të gjitha anëtaret e Bashkimit Evropian shohin përparim, sa i përket përmbushjes së kritereve.

“Kuadri i negociatave me Serbinë nuk do të jetë i njohur para 20 dhjetorit, por mendoj se do të kemi bazë për vendim pozitiv”, ka thënë Devenport, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri nga kushtet që i ka vënë Bashkimi Evropian Serbisë nëse do që të avancojë në procesin e integrimit.
XS
SM
MD
LG