Ndërlidhjet

Vazhdon të rritet numri i viktimave në Riga


Riga, Letoni
Riga, Letoni
Së paku 32 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i çatisë së një supermarketi, në Riga të Letonosë.

Incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot kërkimet nën rrënoja.

Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plagosurit.

Një zëdhënës i punëtorëve të shpëtimit ka thënë se numri i personave të zhdukur mbetet i paqartë.

Shkaku i kolapsit është duke u hetuar, por raportohet se punëtorët kanë qenë duke ndërtuar një kopsht dimri në çatinë e dyqanit.
XS
SM
MD
LG