Ndërlidhjet

Kryeministri ukrainas arsyeton vendimin anti-Evropë


Mykola Azarov

Mykola Azarov

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se vendimi i Qeverisë së tij për të shtyrë nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian ka qenë “taktik” dhe i motivuar vetëm nga shqetësimet ekonomike.

Azarov i ka thënë parlamentit se ky hap nuk ndryshon strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm të Ukrainës.

Ligjvënësit opozitarë i kanë ndërprerë fjalimin, duke thënë se ky është turp.

Vendimi i Ukrainës është bërë publik të enjten, vetëm një javë para samitit të BE-së në Vilnius.

Zyrtarët e BE-së kanë shpresuar të nënshkruajnë marrëveshjen me Kievin në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-së, që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor.

BE ka thënë se është e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Ukrainës, porse mbetet e angazhur me popullin ukrainas.
XS
SM
MD
LG