Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Morëm vlerësim të lartë për zgjedhjet


Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje, udhëzime administrative, programe kombëtare dhe vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e Kosovës në debatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Thaçi ka thënë se atje, pos tjerash, është prezantuar "suksesi për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 3 nëntor, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës".

“Për këtë kemi marrë një vlerësim të lartë nga anëtarët e KS-së: për organizimin e zgjedhjeve, për pjesëmarrjen e qytetarëve – një pjesëmarrje shumë e lartë, mund të them rekord të banorëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG