Ndërlidhjet

Nënshkruhen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Tajlandë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar sot deklaratën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës.

“Me dëshirën për të promovuar dhe përforcuar marrëdhëniet shoqërore në mes të dy shteteve dhe në mes të dy popujve, në pajtim me parimet e barazisë, respektit të dyanshëm për sovranitet, pavarësi, integritet territorial dhe për mosndërhyrje në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, dhe të udhëhequr nga parimet dhe normat e mishëruara në Kapitullin e Kombeve të Bashkuara, Konventa e Vjenës për Marrëdhënie diplomatike të 18 prilli,t 1961, dhe ligjit ndërkombëtar, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Tajlandës kanë vendosur që të lidhin marrëdhënie diplomatike nga 22 nëntori, 2013, dhe të shkëmbejnë përfaqësues diplomatikë në nivel ambasadorësh në një të ardhme të afërt”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG