Një zëdhënës i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të nënshkruar paktin e sigurisë deri në fund të këtij viti.
Aimal Faizi ka thënë se Afganistani nuk i njeh “afatet e përcaktuara” nga Shtetet e Bashkuara.
E ashtuquajtura Marrëveshje Dypalëshe e Sigurisë mund t’i hapë rrugën SHBA-së që të mbajë mijëra trupa në Afganistan, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga NATO-ja në fund të vitit 2014.
Në Kabul, Tubimi i Madh i Fiseve, për të dytën ditë me radhë, po diskuton këtë marrëveshje.