Ndërlidhjet

Tymoshenko bën thirrje për protesta


Ilustrim
Ilustrim
Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, i ka bërë thirrje popullit që të protestojë kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar marrëveshjen e asociimit dhe të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.

Avokati i saj, Serhiy Vlasenko, u ka thënë gazetarëve se Tymoshenko ka krahasuar vendimin me grushtshtet.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, i ka thënë sot Parlamentit se vendimi i Qeverisë së tij ka qenë “taktik” dhe i motivuar vetëm nga shqetësimet ekonomike.

Ligjvënësit opozitarë i kanë ndërprerë fjalimin, duke thënë se ky është turp.

Vendimi i Ukrainës është bërë publik të enjten, vetëm një javë para samitit të BE-së në Vilnius.

Zyrtarët e BE-së kanë shpresuar të nënshkruajnë marrëveshjen me Kievin në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-së, që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor.

BE ka thënë se është e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Ukrainës, porse mbetet e angazhur me popullin ukrainas.
XS
SM
MD
LG