Ndërlidhjet

Mbi 5,000 të vdekur nga tajfuni në Filipine


Filipine
Filipine
Zyrtarët në Filipine thonë se numri i të vdekurve nga tajfuni Haiyan ka arritur në më shumë se 5,000.

Agjencia për Katastrofa Kombëtare ka saktësuar se 5,209 njerëz kanë humbur jetën nga tajfuni që ka goditur arqipelagun më 8 nëntor.

Erërat prej 300 kilometrash në orë kanë shkatërruar mbi 1 milion shtëpi.

Mbi 1,600 njerëz vazhdojnë të figurojnë të zhdukur dhe mbi 4 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.
XS
SM
MD
LG