Ndërlidhjet

Pakistan: Mjeku që ndihmoi CIA-n, akuzohet për vrasje


Shakil Afridi
Shakil Afridi
Pakistani ka akuzuar Shakil Afridin, mjekun që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të gjejnë udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden, me vrasje për një rast që daton qysh në vitin 2005.

Avokati i Afridit, Samidullah Afridi, ka thënë se autoritetet kanë ngritur akuzën kundër mjekut në lidhje me vdekjen e një pacienti që ka operuar në provincën Khiber.

Akuza është ngritur nga nëna e pacientit, e cila thotë se Afridi ka kryer operacionin edhe pse nuk ka qenë kirurg.

Afridi është arrestuar pasi Forcat Speciale të SHBA-së kanë vrarë Bin Ladenin në maj të vitit 2011.

Vitin e kaluar, ai është dënuar me 33 vjet burg për anëtarësim në grupin e jashtëligjshëm militant, Lashkar-e-Islam, akuzë që Afridi e ka hedhur poshtë.

Dënimi i tij është përmbysur nga një gjykatë gushtin e kaluar dhe është urdhëruar gjykim i ri.
XS
SM
MD
LG