Ndërlidhjet

Lavrov u bashkohet bisedimeve për Iranin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është nisur drejt Gjenevës për t’iu bashkuar bisedimeve që po zhvillohen midis Iranit dhe fuqive botërore për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Një njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse nuk thuhet nëse mund të pritet ndonjë rezultat nga ky rreth i bisedimeve.

Sot në Gjenevë po zhvillohet dita e tretë e këtij raundi.

Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë duke i bërë presion Iranit që të ngrijë programin bërthamor, për të cilin dyshojnë se ka qëllim krijimin e armës atomike.

Në këmbim, këto shtete ofrojnë lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG