Ndërlidhjet

Putin: BE i bëri shantazh Ukrainës


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Bashkimin Evropian për “shantazhimin” dhe “presionin” e ushtruar ndaj Ukrainës, në mënyrë që ky shtet të pranonte nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE-në.

Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, i ka thënë parlamentit të këtij vendi se vendimi për të mos e nënshkruar këtë marrëveshje gjatë samitit të javës që vjen, i cili mbahet në Vilnius, ka qenë i bazuar mbi shqetësime ekonomike dhe ka qenë “e vetmja alternativë e mundshme”.

Opozita e ka cilësuar vendimin si tradhëti shtetërore, dhe e ka akuzuar presidentin Viktor Yanukovych, se po ia shet vendin Rusisë.

Ish-kryeministrja e burgosur Yulia Tymoshenko iu ka bërë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër vendimit.

Më heret gjatë ditës, rreth njëmijë protuestues ishin mbledhur në Kiev, për të kundërshtuar këtë vendim, ndërsa protesta më të vogla janë mbajtur edhe në qytete të tjera ukrainase.
XS
SM
MD
LG