Ndërlidhjet

Lirohen me kusht edhe 13 aktivistë të tjerë të Greenpeace


Kapiteni i anijes, Peter Willcox
Kapiteni i anijes, Peter Willcox
Trembëdhjetë aktivistë të grupit ambientalist Greenpeace, të arrestuar nga autoritetet ruse gjatë muajit shtator, janë liruar me kusht, pas pagesës së shumës së caktuar nga një gjykatë në Shën Petersburg.

Lirimi i sotëm, nënkupton që 29 nga gjithsej 30 të arrestuarit e anijes “Arctic Sunrise” nuk ndodhen aktualisht në burg, edhepse janë të akuzuar.

Australiani Colin Russell, të cilit i është caktuar qëndrimi në burg deri më 24 shkurt 2014, është i vetmi që nuk është liruar.

Kapiteni i anijes Peter Willcox ishte liruar të premten.

Të gjithë personat në bordin e anijes “Artict Sunrise” ishin arrestuar nga autoritetet ruse dhe ishin akuzuar fillimisht për pirateri.

Këto akuza ishin hedhur poshtë, dhe aktualisht ata përballen me akuzat për huliganizëm.

Aktivistët kishin provuar të hynin në një nga platformat e naftës së kompanisë ruse Gazprom, në shenjë proteste me politikat dhe veprimtarinë e kësaj kompanie.

Është e paqartë nëse ata do të lejohen të dalin jashtë territorit të Rusisë, para nisjes së seancave në proceset kundër tyre.
XS
SM
MD
LG