Ndërlidhjet

Baumgertner akuzohet për shpërdorim detyre


Vladislav Baumgertner
Vladislav Baumgertner
Vladislav Baumgertner, kreu i firmës ruse Uralkali, është akuzuar edhe zyrtarisht për shpërdorim të detyrës.

Komiteti Hetues i Rusisë, ka thënë se Baumgertner është marrë në pyetje në një qendër ndalimi në Moskë, gjatë ditës së sotme.

Avokati i tij, Yuli Tai, ka thënë se klienti i tij mohon te ketë kryer diçka të jashtëligjshme.

Baumgertner ishte ekstraduar nga Bjellorusia më 21 nëntor, ku ishte arrestuar gjatë muajit gusht.

Në tetor, Moska kishte lëshuar një urdhërarrest për të dhe kishte kërkuar ekstradimin e tij.

Minsku ishte dakorduar ta ekstradonte atë nga Bjellorusia në Rusi, pasi ologarku rus Suleiman Kerimov ishte pajtuar të shiste rreth 22 përqind të aksioneve të tij në Uralkali.

Presidenti bjellorus Alyksandr Lukashenka e kishte caktuar si kusht që Kerimov t’i shiste aksionet e tij, në mënyrë që Bjellorusia ta ekstradonte Baumgertner-in.
XS
SM
MD
LG