Ndërlidhjet

Lavrov arrin në Gjenevë për bisedimet rreth Iranit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror ka arritur në Gjenevë, për t’iu bashkuar bisedimeve që po zhvillohen mes fuqive botërore dhe Iranit, rreth programit bërthamor të këtij të fundit.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse, për arritjen e Lavrovit, nuk është thënë nëse bisedimet kanë sjellë ndonjë rezultat konkret deri më tash.

Ky rreth i bisedimeve ndërkombëtare për Iranin, është i dyti me radhë, dhe ka nisur të mërkuren.

Fuqitë botërore po i bëjnë presion Teheranit që të pezullojë planet e saj për programin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Derisa perëndimi beson se Irani po zhvillon armë bërthamore, ky i fundit insiston që programi i saj bërthamor është tërësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG