Ndërlidhjet

Gjeorgjia e gatshme për përafrim me BE-në


Presidenti gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili
Presidenti gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili
Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë me agjendën evropiane.

Margvelashvili, i cili është inauguruar në postin e presidentit të dielen e kaluar, ka folur para gazetarëve në Tbilisi, sot gjatë ditës.

Ai ka konfirmuar se Gjeorgjia do të pranojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, gjatë Samitit për Partneritet me Lindjen, që mbahet gjatë javës së ardhshme në Vilnius.

Margvelashvili, do të kryesojë delegacionin gjeorgjian në këtë samit.

Komentet e tij, pasojnë vendimin e parlamentit ukrainas për të mos e nënshkruar këtë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG