Ndërlidhjet

Papa: Futbolli ka më shumë fansa se Kisha Katolike


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku i ka thënë kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, se futbolli ka më shumë fansa se kisha.

Blatter, tha se Papa i bëri këto komente gjatë një audience private të rezervuar për numrin një të futbollit botëror, raporton agjencia e lajmeve, DPA.

Duke folur në klubin e shtypit në Romë, Blatter tha se Papa ishte impresionuar kur kishte dëgjuar se komunitetit botëror i futbollit, përfshirë, “pjesëtarët aktivë” dhe familjet e tyre, arrin në 1,2 miliardë njerëz.

“Mos u bëj modest”, më tha Papa, “unë nuk kam më shumë se një miliardë”, është shprehur Blatter.

Papa me origjinë nga Argjentina njihet si një fans i futbollit, dhe ka folur shpesh për klubin e tij të preferuar, San Lorenzo de Almagro, në Buenos Aiers.

Ai ka takuar disa futbollistë të njohur, që nga zgjedhja në krye të Kishës Katolike, në muajin mars.

“Ne folëm në të njejtën gjuhë, atë të futbollit”, ka thënë Blatter.
XS
SM
MD
LG