Ndërlidhjet

logo-print

Ndalohet shitja e librit me ditarët e Malcolm X


Aktivisti amerikan, Malcolm X

Aktivisti amerikan, Malcolm X

Një gjykatëse në Nju Jork ka vendosur të vazhdojë masën e ndalimit për një libër që përmban pjesë nga ditari i Malcolm X, raporton agjencia e lajmeve, AP.

Gjykatësja Laura Taylor Swain, ka reaguar pas kërkesës së familjarëve të Malcolm X, që të ndalohej shitja e një libri, në të cilin përfshihen pjesë nga ditari i aktivistit të njohur.

Familjarët thonë se shtëpia botuese “Third World Press” nga Çikago, nuk ka të drejtë t’i publikojë ato pjesë të ditareve të Malcolm X, të cilat ndodhen tashmë në libër.

Familjarët thonë se kishin planifikuar t’i publikonin ditarët e tij, pas dy vjetësh, në pesëdhjetë vjetorin e vrasjes së Malcolm X.

Një avokat nga shtëpia botuese në fjalë, ka thënë se kjo shtëpi ka nënshkruar një kontratë me një nga gjashtë vajzat e Malxolm X.
XS
SM
MD
LG