Ndërlidhjet

Carney: Marrëveshja SHBA-Afganistan “duhet” të përmbyllet brenda vitit


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë në një konferencë të sotme për gazetarë, së është “imperative” që Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara të arrijnë të pajtohen për Marrëveshjen e Sigurisë, brenda këtij viti.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, iu kishte thënë titullarëve afganë dhe liderëve fisnorë të këtij vendi, gjatë takimit të madh të fiseve që po mbahet në Kabul, se mund të ndodhë që marrëveshja duhet të presë deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale afgane, në prill 2014.

Marrëveshja do të mundësonte qëndrimin e trupave amerikane në Afganistan, edhe pas largimit të pjesës tjetër të forcave ndërkombëtare, deri në fund të vitit 2014.

Zëdhënsi i Karzait, Aimal Faizi, ka thënë sot, se Afganistani nuk do të kushtëzohet nga “afatet amerikane”.
XS
SM
MD
LG