Ndërlidhjet

Riga: Arrin në 48 numri i të vdekurve nga rrëzimi i çatisë


Pamje nga ndërtesa e rrënuar, Riga, Letoni

Pamje nga ndërtesa e rrënuar, Riga, Letoni

Së paku 48 persona, tre prej të cilëve zjarrëfikës, raportohen të vdekur pas rrëzimit të një çatie, në Riga të Letonisë.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet, ndërsa autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plagosurit.

I pari i qytetit të Rigës, Nils Usakovs, ka thënë se ka ende persona që vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar nën rrënoja.

Shkaku i rrëzimit të çatisë nuk dihet, por autoritetet thonë se punëtorët po ndërtonin një kopësht dimëror në kulm të ndërtesës.

Policia ka thënë se shkak për kollapsin, mund të jetë neglizhimi i kritereve të ndërtimit.
XS
SM
MD
LG