Ndërlidhjet

Serbia nuk merr pjesë në Eurovision 2014


Pamje nga një prej edicioneve të Eurovisionit
Pamje nga një prej edicioneve të Eurovisionit
Serbia nuk do të marrë pjesë ne garën e këngës në Eurovizion për vitin 2014, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Arsye për këtë, sipas televizionit publik serb, është situata financiare.

Serbia morri pjesë në këtë garë, për herë të parë si shtet i pavarur, në vitin 2007, dhe fitoi vendin e parë me këngën e Marija Serifovic's "Lutje".

Televizioni publik serb e organizon kandidaturën serbe në këtë garë, dhe në vitin 2008 ka qenë edhe në rolin e nikoqirit të festivalit të këngës Eurovision.

Televizioni publik serb, RTS po përballet me një krizë financiare.
XS
SM
MD
LG