Ndërlidhjet

Serbi: Tre ish-oficerë akuzohen për krime lufte në Kosovë


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Prokuroria për krime të luftës në Serbi i ka akuzuar tre ish-oficerë të ushtrisë për vrasje të së paku 46 civilëve shqiptarë të Kosovës, gjatë luftës në periudhën 1998-99 në Kosovë.

Të tre ish-oficerët, përfshirë një pjesëtar të forcave speciale të policisë serbe, poashtu, janë akuzuar për krime të luftës të kryera kundër civilëve shqiptarë në fashtin Lubeniq, afër Pejës, ka njoftuar dje Prokuroria e Serbisë, raporton AFP.

Mëtutje, ata janë akuzuar edhe për plagosjen e rëndë të 11 shqiptarëve të tjerë dhe zhvendosjen me forcë të grave, fëmijëve dhe pleqëve.
XS
SM
MD
LG