Ndërlidhjet

Mediat: Pas fitores së Carlsenit – rend i ri në shahun botëror


Magnus Carlsen i buzëqeshur gjatë konferencës për shtyp në Chennai

Magnus Carlsen i buzëqeshur gjatë konferencës për shtyp në Chennai

Mediat në Indi kanë vlerësuar se ka lindur një rend i ri në shahun botëror, pasi norvegjezi 22 vjeçar, Magnus Carlsen, e mundi kampionin aktual botëror, 43 vjeçarin, Viswanathan Anand, nga India.

Gjatë duelit prej 10 lojëve, Carlsen i fitoi tri, ndërsa në shtatë të tjerat arriti remi, kështu që përfundimisht fitoi me rezultat 6,5:3,5, në duelin që u zhvillua në qytetin e lindjes së Anandit, Chennai në Indi.

Gazeta e Nju Delhit, Mail Today, në artikullin me titull “Rend i ri botëror” ka shkruar se disfata e Anandit “sinjalizoi ndryshim në kreun e shahut botëror”.

Gazeta, poashtu, ka vlerësuar se fitorja e Carlsenit, që ka një stil agresiv të lojës, mund të shënoj “një periudhë të re”.

Vlerësime të ngjashme ka dhënë edhe gazeta tjetër The Times, e cila komentoi se me disfatën gjithpërfshirëse të Anandit, ka përfunduar një periudhë në shahun botëror.

Kampioni i ri botëror, Magnus Carlsen, mbrëmë në një konferencë për gazetarë në Chennai, tha se në fillim ishte nervoz:

“Isha pak nervoz dhe me gjasë jo krejtësisht i gatshëm për këtë ngjarje të madhe, por pas lojës së tretë dhe të katërt, ia dola të kuptoj se nuk duhet të veproj ndryshe nga ajo që unë zakonisht bëjë, dhe kjo ishte pikë e kthesës”, tha Carlsen.
XS
SM
MD
LG