Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e qeverisë së Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën, është thënë në takimin ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike, Hoyt Brian Yee.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht rrugën evropiane të Serbisë, kursin reformues të qeverisë në Beograd, dhe e përshëndesin procesin e dialogut me Prishtinën në zgjidhjen e problemeve” në Kosovë, thuhet në kumtesën e qeverisë së Serbisë, pas takimit të mbrëmshëm në Beograd.
Kryeministri Daçiq ka theksuar se qeveria e Serbisë synon përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe ka treguar në mundësitë e shumta për përparimin e bashkëpunmimit ekonomik.