Ndërlidhjet

Letoni: Tri ditë zie për viktimat e rrëzimit të qendrës tregtare


Ekipet e shpëtimit duke punuar në ndërtesën e shkatërruar
Ekipet e shpëtimit duke punuar në ndërtesën e shkatërruar
Në Letoni po mbahen tri ditë zie për viktimat e shkatërrimit të një qendre tregtare, nga e cila kanë humbur jetën së paku 52 vetë.

Zyrtarë të shërbimeve të shpëtimit kanë thënë se në disa pjesë të kësaj qendre ende duhet të bëhen kërkime për të mbijetuarit eventualë.

Zëdhënësja e zjarrfikësve dhe e shërbimit të shpëtimit në kryeqytetin Riga, Viktorija Sembele, tha sot se ka mundësi se mund të gjenden edhe më tepër viktima, ndërsa rreziku nga rrëzimi i mëtejshëm i ndërtesës i bënë më të vështira kërkimet për personat nën gërmadha.

Hetimet lidhur me shkatërrimin e qendrës tregtare po vazhdojnë.

Zyrtarët thonë se punëtorët kishin krijuar kopsht dimëror në kulmin e ndërtesës.

Policia tha se rrëzimi, me gjasë, është i lidhur me projektin ose me punën e dobët ndërtimore në ndërtesë, e cila ishte kryer në vitin 2011.

Shkatërrimi i kësaj qendreje konsiderohet si katastrofa më vdekjeprurëse në Letoni, prej se ky vend u bë i pavarur në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG