Ndërlidhjet

Egjipt: U dëbua ambasadori i Turqisë


Pamje nga kryeqyteti Kajro në Egjipt
Pamje nga kryeqyteti Kajro në Egjipt
Egjipti e ka dëbuar ambasadorin e Turqisë dhe ka paralajmrëuar uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Ankaranë.

Ministria e jashtme e Egjiptit sot ka njoftuar se të dërguarin e Turqisë e ka shpallur person të padëshiruar, meqë Ankaraja e ka vazhduar “përzierjen” në punët e Egjiptit.

Mëtutje, është thënë se Egjipti e ka ulur nivelin e raporteve me Turqinë në nivelin e të ngarkuarit me punë.

Në reagimin e Turqisë, presidenti Abdullah Gul, tha se shpreson se raportet me Egjiptin “do të ripërtrihen së shpejti”.

Vendimi i Egjiptit u bë pasi kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar procesin gjyqësor kundër presidentit të përmbysur islamik, Muhammad Morsi, dhe pasi situatën në Egjipt ka përshkruar si “dramë humanitare”.
XS
SM
MD
LG