Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet ajrore të forcave qeveritare – 29 të vrarë


Pamje nga shkatërrimet në Alepo të Sirisë

Pamje nga shkatërrimet në Alepo të Sirisë

Nga sulmet e sotme ajrore të forcave të qeverisë së Sirisë kundër hapësirave që kontrollohen nga kryengritësit, në pjesën veriore të Sirisë, janë vrarë së paku 29 vetë.

Shefi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Nejriut, Rami Abdurrahman, tha se aeroplanët luftarakë sirianë i kishin marrë në shënjestër pozicionet e kryengritësve në qytetin Alepo. Por, sipas tij, bombat e qëlluan një treg me njerëz, duke vrarë 14 civilë.

Në sulmin tjetër ajror në qytetin e afërt al-Bab, u vranë 15 vetë, tha Rami Abdurrahman.

Prej marsit të vitit 2011, kur filloi lufta civile në Siri, janë vrarë më se 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG