Ndërlidhjet

Irak: Nga dhuna sektare - së paku 17 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Nga sulmet e djeshme kundër shumicës sunite në Irak, janë vrarë së paku 17 vetë.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai në lagjen Doura të kryeqytetit Bagdad, ku nga eksplodimi i dy bombave u vranë së paku gjashtë njerëz dhe u plagosën 18 të tjerë, tha policia dhe punëtorët shëndetësorë.

Nga bombat që kanë shpërthyer në xhamitë sunite në pjesën jugore dhe perëndimore të Bagdadit, janë vrarë së paku tre vetë dhe plagosur 12 të tjerë.

Në Tarmia, në veri të Bagdadit, nga eksplodimi i bombës janë vrarë tre pjesëtarë të militantëve proqeveritarë sunitë dhe janë plagosur tre të tjerë.

Në xhaminë në Diyala, persona të armatosur e kanë vrarë imamin, ndërsa në Nineveh afër Mosulit, janë vrarë dy policë dhe dy ushtarë.
XS
SM
MD
LG