Ndërlidhjet

SHBA: Të evitohet konflikti për Arktik


Pamje satelitore nga Arktiku
Pamje satelitore nga Arktiku
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel,u ka bërë thirrje vendeve që të bashkëpunojnë, për ta evituar konfliktin, derisa rajoni i Arktikut po shkrihet me shpejtësi.

Në një fjalim që e ka mbajtur mbrëmë në Halifaks të Kanadasë, zoti Hagel ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të “ushtrojnë sovranitet” me qëllim të mbajtjes së lirisë së lundrimit në rajon.

Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Uashingtoni do të synoj raporte më të thella ushtarake me vendet e tjera të Arktikut, përfshirë Rusinë dhe Kanadanë.

Vitin e kaluar, akulli në Arktik është tkurrur duke rënë në nivelin më të ulët prej se ka filluar observimi me satelit në vitet e 70-ta, ndërsa ekspertët besojnë se deri në vitin 2050, akulli veror nuk do të ekzisitoj më për shkak të ndryshimeve globale klimatike.

Derisa akulli shkrihet, është shtuar gara ndërmjet vendeve për zhvillimin e burimeve të energjsië dhe për linjat transportuese.

Në shtator, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se vendi i tij do ta ripërtrijë bazën nga epoka sovjetike për patrullime në linjën e Detit Verior.
XS
SM
MD
LG