Ndërlidhjet

Maqedoni: Shtohen dyshimet për përdorim të tepruar pesticidesh


Ilustrim
Ilustrim
Në Maqedoni është shtuar dyshimi se prodhimet bujqësore nuk janë të shëndetshme, si pasojë e trajtimit me pesticide në mënyrë të pakontrolluar gjatë kultivimit të pemëve dhe perimeve.

Këto dyshime u bënë evidente pas kontrollimit të trangujve nga Maqedonia, të eksportuar në Kroaci, si dhe rrushit në Francë, që rezultoi se përmbajnë pesticide disa fish më shumë sesa që është e lejuar.

Boris Atanasiev, nga Fakulteti i Bujqësisë në Maqedoni, konsideron se pos bujqve, të cilë përdorin pesticide në fomë të pakontrolluar gjatë prodhimit, faj kanë dhe inspektorët, të cilët e lejojnë transportin e këtyre mallrave jashtë vendit po edhe në tregun vendor.

“Sigurisht se askush nuk do të dalë me një shifër të qartë sa do t’i kushtojë prishja e imazhit Maqedonisë, sepse është më se e sigurt se eksportuesit e prodhimeve bujqësore do të kenë pobleme të theksuara pas kësaj, meqë prodhimet bujqësore nga Maqedonia paraqiten si të rrezikshme për shëndetin”, vlerëson Atanasiev.

Ai shton se shqetsues është fakti se në tregjet e gjelbra nuk ka asnjë tendë të posaçme, ku deklarohet se prodhimet bujqësore janë të testuara sa i përket nivelit të pranisë së pesticideve të ndryshme gjatë kulivimit:

“Fatkeqësisht, më duhet të konstatoj se në asnjë treg të gjelbër në Maqedoni, nuk bëhet një kontrollim adekuat i prodhimeve bujqësore, edhe pse vitin e kaluar u morën monstra nga më shumë prodhime, por ende nuk i kemi të njohura rezultatet nga ato hulumtime”.

Pas problemit të shfaqur me trangujt në Kroaci, dhe rrushit në Francë, qytetarët e Maqedonisë thonë se janë të shqetësuar sa i përket asaj se çfar prodhimesh konsumojnë.

“Sipas infomatave të fundit që kemi, fatkeqsisht duket se nuk jemi të mbrojtur, se atë që e blejmë të jemi të sigurt se është prodhim i shëndetshëm”, thotë një qytetar.

“Sa janë të shëndetshme prodhimet bujqësore, të cilat sot i kam blerë, nuk e di, por prapë se prapë duhet t’i blej, sepse diçka të shërbejmë në tavolinën e ngrënies”, shprehet një qytetar tjetër, përderisa ka edhe të tillë që fajin për këtë ia lënë edhe shitësve:

“Po një mesatare, se çfarë cilësie kanë, ia besojmë shitësit - le të jetë ndërgjegja e tij, nëse ndonjë produkt buqsor e di se është i dëmshëm, nuk duhet të përdoret nga qytetarët, besoj se nuk duhet edhe të na e shesë”.

Por, Veljo Tantarov, kyetar i Lidhjes së Bujqve të Maqedonisë, thotë se produktet bujqësore pa të drejtë janë vënë në shënjestër të kritikave, duke i paraqitur ato si jocilësore, madje edhe të dëmshme për shëndetin.

Sipas tij, Inspektorati shtetëror në vazhdimsi kryen kontrollimin, si për prodhimet që destinohen jashtë vendit, ashtu dhe për ato që mbeten në tregjet e Maqedonisë.

“Po më duhet të theksoj se ka kontroll, si në kufi, gjatë daljes së mallrave, gjithashtu kontrollohen edhe prodhimet që janë destinuara për tregun e brendshëm. Mendoj se Drejtoria Sanitare e kryen me nder punën”, deklaron Tantarov.
XS
SM
MD
LG