Ndërlidhjet

Gjenevë: Irani dhe fuqitë botërore arritën marrëveshje


Catherine Ashton (e treta nga e majta) afër ministrit iranian Mohammad Javad Zarif pas shpalljes se është arritur marrëveshja sot herët në mëpngjes

Catherine Ashton (e treta nga e majta) afër ministrit iranian Mohammad Javad Zarif pas shpalljes se është arritur marrëveshja sot herët në mëpngjes

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se në bisedimet e Gjenevës është arritur marrëveshje ndërmjet fuqive udhëheqëse botërore dhe Iranit, lidhur me programin e kontestuar atomik të këtij vendi.

Nuk janë publikuar detaje të marrëveshjes, e cila është arritur sot herët në mëngjes në Gjenevë të Zvicrës.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes në rrjetin Twitter.

Grupi P5+1, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, i ka ofruar Iranit zbutje të kufizuar të sanksioneve ndërkombëtare, në këmbim për suspendimin e disa aspekteve të programit të tij bërthamor.

Bisedimet në Gjenevë, që kanë filluar para 5 ditësh, kishin ngecur për shkak të këmbënguljes së Iranit, se çfarëdo marrëveshje që arrihet, duhet ta njohë të “drejtën” e këtij vendi për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG