Ndërlidhjet

Shqipëri: Vazhdon kërkimi për të burgosurit e ikur


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë të burgosur, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, dje kanë ikur nga një burg në Shqipëri. Forcat e sigurisë aktualisht janë në kërkim masiv për të dënuarit, për të cilët policia thotë se janë të armatosur dhe “të rrezikshëm”.

“Të burgosurit, të gjithë të dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm, janë të armatosur”, ka njoftuar policia.

Ata u kanë tërhequr vërejtjen shtetasve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, meqë të arratisurit nga burgu në Drenovë, që është 170 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, janë shumë të “rrezikshëm”.

Një numër “domethënës” i pjesëtarëve të policisë është i angazhuar në kërkim për të burgosurit e arratisur, thuhet në kumtesën e policisë pa ndonjë specifikim tjetër.

Greqia dhe Maqedonia fqinje janë informuar për këtë ikje të të burgosurve.

Mediat lokale kanë raportuar se të burgosurit kishin arritur t’i çarmatosnin rojet e burgut dhe të largoheshin me automobil.

Në burgun e Drenovës gjenden 320 persona të dënuar.
XS
SM
MD
LG