Ndërlidhjet

Afganistan: Loya Jirga e mbështeti marrëveshjen me SHBA-të


Pamje nga tubimi Loya Jirga në Kabul të Afganistanit
Pamje nga tubimi Loya Jirga në Kabul të Afganistanit
Tubimi i udhëheqësve fisnorë në Afganistan, që njihet me emrin Loya Jirga, sot e ka miratuar marrëveshjen për siguri me Shtetet e Bashkuara.

Ky tubim, poashtu, i ka bërë thirrje presidentit afgan, Hamid Karzai, që deri në fund të këtij viti ta nënshkruaj marrëveshjen.

Zoti Karzai ka thënë se marrëveshja nuk do të duhej të nënshkruhej deri në prill të vitit të ardhshëm, kur mbahen zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Megjithatë, kryesuesi i kuvendit Loya Jirga, Sibghatullah Mojaddedi, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se Karzai nuk ka të drejtë të kërkoj nga delegatët ta shtyjnë nënshkrimin e marrëveshjes.

Ai këtë e vlerësoi si “gabim dhe verbësi” dhe theksoi se propozim-marrëveshja i plotëson të gjitha kërkesat e Afganistanit. Sipas tij, “propozimet e këtilla janë kundër interesave të Afganistanit dhe janë të papranueshme”.

Marrëveshja biletarela e sigurisë mundëson që mijëra ushtarë amerikanë të mbeten në Afganistan pasi forcat e udhëhequra nga NATO-ja, të tërhiqen deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG