Ndërlidhjet

logo-print

Stankoviq: Me Veliajn u bisedua për bashkëpunimin arsimor


Mbishkrim që është parë në një demonstratë të mëparshme të shqiptarëve në Preshevë

Mbishkrim që është parë në një demonstratë të mëparshme të shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i organit koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq, tha se në bisedimet me Ministrin e rinisë dhe mirëqenies sociale të Shqipërisë, Erion Veliaj, është trajtuar çështja e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

“Veçanërisht kemi biseduar për bashkëpunimin lidhur me arsimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka propozuar, e Ministria e arsimit e Serbisë e ka pranuar, shfrytëzimin e 18 librave nga Shqipëria”, tha Zorna Stankoviq mbrëmë në Preshevë, pas takimit me zotin Veliaj.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta, Zoran Stankoviq ka thënë se pala serbe ka shprehur interesim për avancimin e bashkëpunimit dhe eventualisht përdorimin e më tepër librave shkollorë nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre e kalon kontrollin e Ministrisë së arsimit të Serbisë.

Në bisedime Stankoviq – Veliaj në Preshevë, është diskutuar edhe për nostrifikimin e diplomave të universiteteve shqiptare në Serbi.

Gjatë vizitës në Preshevë, ministri Erion Veliaj, është takuar edhe me deputetin në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, dhe me liderët e tjerë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Raportohet se Stankoviq dhe Veliaj kanë diskutuar edhe për vizitën e ardhshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, me ç’rast pritet takimi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG