Ndërlidhjet

Siri: Nga përleshjet afër Damaskut – 70 të vrarë


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Aktivistët sirianë thanë sot se nga përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, afër një baze opozitare në lindje të kryeqytetit Damask, janë vrarë së paku 70 vetë nga të dy palët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar se luftimet në hapësirën Ghouta shpërthyen gjatë natës, pasi forcat kryengritëse janë përpjekur për ta thyer kontrollin qeveritar.

Observatori tha se në mesin e kryengritësve ishin përfshirë edhe xhihadistët e jashtëm, që janë lojalë ndaj rrjetit al-Kaida, ndërsa në anën e forcave qeveritare ishin edhe luftëtarët nga lëvizja shiite libaneze, Hezbollah.

Së paku dy aktivistë të mediave janë ndër ata që janë vrarë.

Nga mediat qeveritare nuk ka pasur informacione të menjëhershme për këtë përleshje.
XS
SM
MD
LG