Ndërlidhjet

Karzai: Kushtëzim i nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA-të


Hamid Karzai duke folur në Loya Jirga në Kabul

Hamid Karzai duke folur në Loya Jirga në Kabul

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka kushtëzuar nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë me Shtetet e Bashkuara, me të cilën përfundon ndërhyrja ndërkombëtare në shtëpitë afgane dhe forcohet paqja në Afganistan.

Kushtëzimet e tij Karzai i bëri gjatë fjalimit në mbyllje të takimit të liderëve fisnorë të Afganistanit, i njohur me emrin Loya Jirga, që e ka mbështetur marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, për mbetjen e ushtarëve amerikanë pas largimit të forcave të NATO-s nga ky vend, në fund të vitit 2014.

Karzai nuk ka sinjalizuar se kur do ta nënshkruajë marrëveshjen.

Ai më herët ka thënë se marrëveshja nuk do të duhej të nënshkruhej deri në prill të vitit të ardhshëm, kur mbahen zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Megjithatë, kryesuesi i kuvendit Loya Jirga, Sibghatullah Mojaddedi, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se Karzai nuk ka të drejtë të kërkoj nga delegatët shtyrjen e nënshkrimit të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG