Qeveria e Skocisë të martën planifikon shpalljen e planit juridik në synimin e saj për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, me ç’rast në fokus të tij është ekonomia.
Unioni me Mbretërinë e Bashkuar zgjatë tash e 300 vjet.
E ashtuquajtura “Letra e Bardhë” për pavarësinë e Skocisë do të shpallet nga qeveria rajonale në Ediburg, para referendumit historik për çështjen e pavarësisë, në shtator të vitit të ardhshëm, raporton AFP.
Zëvendësministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha sot se dokumneti “gjithpërfshirës dhe i detajizuar” është projekt jo vetëm për Skocinë, por për çfarëdo vendi përkatës të pavarur.
“Është doklument madhor që e krijon rastin për pavarësi ekonomike, shoqërore dhe demokratike”, tha ajo.
Vetëm një e treta e 5.3 milionë skocezëve aktualisht janë në favor të pavarësisë, sipas hulmumtimeve të opinionit.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, dhe qeveria e tij e udhëhequr nga konservatorët, nga ana tjetër, bën fushatë për të votuar kundër, duke pretenduar se pavarësia e Skocisë do të ishte përplotë me probleme dhe rreziqe.
Sipas kundërshtarëve të pavarësisë, Skocia është më e fortë brenda Mbretërisë së Bashkuar, e cila i bashkon Anglinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe Skocinë.