Ndërlidhjet

Sllovaki: Neonazisti fitoi në zgjedhjet rajonale


Muri "antirom" në Koshice të Sllovakisë
Muri "antirom" në Koshice të Sllovakisë
Neonazisti sllovak, Marian Kotleba, partia e të cilit thotë se NATO-ja është organizatë terroriste dhe e cila dëshiron që Sllovakia të largohet nga monedha e përbashkët evropiane, ka fituar në zgjedhjet rajonale në Banska Bistrica.

Ai ka fituar 55.5% të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve për ta udhëhequr qeverisjen në rajonin qendror, Banska Bistrica.

Kotleba ishte kryesues i partisë së ndaluar neonaziste sllovake për Bashkimkin Kombëtar, që ka organizuar protesta kundër romëve dhe ka shprehur simpati për qeverinë kukull sllovake naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton agjencia AP nga Bratisllava.

Sipas rezultateve të publikuara sot, shihet se partia e majtë socialdemokrate e kryeministrit Robert Fico, ka fituar në gjashtë nga tetë rajonet e Sllovakisë, duke e forcuar pozitën e saj si partia më e fuqishme në këtë vend.

Pavol Freso, nga opozita e qendrës së djathtë, që ka fituar në kryeqytetin Bratisllava, ka vlerësuar se fitorja e Kotlebës paraqet “goditje të madhe për demokraci”.
XS
SM
MD
LG