Ndërlidhjet

Japonia kritikon “zonën e mbrojtjes” kineze pranë ishujve diskutabilë


Ishujt Senkaku/Diaoyu

Ishujt Senkaku/Diaoyu

Kryeministri i Japonisë ka thënë se vendimi i Kinës për të shpallur “një zonë ajrore të mbrojtjes”, në Detin Lindor kinez, është “tepër i rrezikshëm”.

Në komentet e bëra sot, kryeministri Shinzo Abe tha se “është thellësisht i shqetësuar” që lëvizja mund “të sjellë pasoja të pamenduara”.

Pekini e shpalli këtë zonë, më 23 nëntor, ndërsa ajo përfshin edhe hapësirën ku ndodhen disa ishuj të cilët i kontrollon Japonia, por për të cilët përveç saj, kanë pretendime edhe Kina dhe Tajvani.

Mediat shtetërore kineze e kanë quajtur reagimin e Japonisë si “hipokrizi dhe paturpësi”.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Chuck Hagel tha më 24 nëntor se zona në fjalë është pjesë e një marrëveshjeje të sigurisë në mes të SHBA-së dhe Japonisë, dhe se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Japoninë në rast të ndonjë sulmi.
XS
SM
MD
LG