Ndërlidhjet

Nis ndërtimi i pjesës serbe të gazsjellësit rus


Linja e paraparë e gazsjellësit të Gazprom-it "South Stream"
Linja e paraparë e gazsjellësit të Gazprom-it "South Stream"
Kanë nisur ndërtimet në pjesën serbe të gazsjellësit rus, të njohur si “Rjedhja Jugore”.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, dhe kreu i gjigantit rus Gazprom Aleksei Miller, kanë marrë pjesë në ceremoninë inauguruese.

Serbia dhe Gazpromi kishin arritur marrëveshje në tetor të vitit 2012, për ndërtimin e një pjese rreth 421 kilometërshe të këtij gazsjellësi, i cili do të kalonte përmes shtetit serb, dhe që kap shifrën e 1,9 miliard eurove.

Sasia e parë e gazit pritet të rrjedhë në vitin 2016.

Në përfundim të ndërtimit, gazsjellësi do të shtrihet nga Rusia, përgjatë Detit të Zi, përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe do të vazhdojë tutje në Evropën perëndimore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh me këtë rast, duke thënë se “projekti do të reduktojë rrezikun e tranzitit nga palët e treta” dhe “do të ndihmojë në konsolidimin e sigurisë ndërkombëtare të energjisë”.
XS
SM
MD
LG