Ndërlidhjet

Ukraina mund të nënshkruajë marrëveshjen me BE-në, vitin e ardhshëm


Pamje nga protestat pro-Evropiane, Kiev

Pamje nga protestat pro-Evropiane, Kiev

Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka thënë se Ukraina mund ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian në një samit mes Ukrainës dhe BE-së, gjatë vitit të ardhshëm.

Azarov ka deklaruar gjatë një interviste televizive se “BE-ja e kupton plotësisht situatën tonë ekonomike” dhe se askush në Bruksel nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Javën e kaluar, Kievi bëri të ditur se kishte vendosur të pezullonte planet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje gjatë Samitit për Partneritet me Lindjen që mbahet në fund të kësaj jave në Vilnius.

Më 22 nëntor, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Steafn Fuele kishte thënë se Kievi mund ta nënshkruante marrëveshjen vitin e ardhshëm.

Azarov tha se partitë opozitare për bënin reagime sensacionaliste mbi këtë vendim, duke dashur që të “destabilizojnë situatën politiko-sociale” në këtë vend.

Dhjetëra mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev të dielën në një marshim pro-Evropian të organizuar nga opozita.
XS
SM
MD
LG