Ndërlidhjet

E diel e përgjakshme në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë persona u vranë në Irak të dielën, përfshirë një gazetar televiziv.

Alaa Edwar, një gazetar i krishter, i cili punonte për një televizion lokal, u qëllua për vdekje në Mosul.

Vdekja e tij vjen pas sulmeve të muajit të kaluar në po këtë qytet, të cilat lanë të vrarë tre gazetarë të tjerë.

Poashtu në Mosul, në dy sulme te veçanta, u vranë dy persona të tjerë, derisa në perëndim të provincës Nineveh, një bombë vrau një kapiten ushtrie. Mosuli është kryqytetit i provincës Nineveh.

Në jug të Bagdadit, ndërkohë, persona të armatosur vranë pronarin e një restorani, ndërsa në një sulm të ndarë, mbeti i vdekur një ushtar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se njëmijë njerëz janë vrarë në Irak gjatë muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG