Ndërlidhjet

Zëdhënësi përshkruan punën me Putinin


Zëdhënësi, Dmitry Peskov

Zëdhënësi, Dmitry Peskov

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, thotë se presidenti është gjithmonë i gatshëm të dëgjojë mendimin e pjesëtarëve të stafit të tij, por se mund të jetë shumë kritik kur nuk është i kënaqur me punën e tyre.

Peskov e ka përshkruar punën e tij me Putinin në një intervistë për “The News Times”, të publikuar të dielen.

Peskov ka punuar me Putinin që nga viti 2008.

Ai tha se stafi i Kremlinit mund të argumentojë rreth mendimeve të ndryshme deri në momentin kur merret një vendim.

“Kur merret vendimi, asnjë zyrtar nuk duhet të argumentojë më tutje publikisht”.

“Putini reagon në mënyrë shumë të ashpër ndaj reagimeve pasi të jetë marrë vendimi”, tha Peskov.
XS
SM
MD
LG