Ndërlidhjet

Fabius: Lehtësimet për Iranin “mund të nisin në dhjetor”


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius
Ministri i Jashtëm francez ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka gjasë të zbusë disa sanksionet ndaj Teheranit që nga dhjetori, si pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Laurent Fabius ka thënë se ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen së bashku, “brenda pak javësh”, për të diskutuar rreth heqjes së pjesërishme të sanksioneve, duke shtuar se ka gjasë që kjo lëvizje të ndodhë në muajin dhjetor.

Irani u pajtua të pezullonte disa nga aktivitetet e saj bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Arritja e marrëveshjes në Gjenevë, nxiti një rënie në çmimet e naftës, gjatë mëngjesit të sotëm.
XS
SM
MD
LG